LAJMI I FUNDIT:

Hamilton premton përmirësim në Stamboll

Hamilton premton përmirësim në Stamboll

Piloti i McLaren, Lewis Hamilton, beson se ekipi i tij do të jetë më kompetitiv në garën e ardhshme që zhvillohet në Turqi.

Hamilton përfundoi vetëm i pesti në Monaco gjatë fundjavës, përderisa Jenson Button kapitulloi në xhiron e dytë.

“Në një pistë si Istanbul Park, makina jonë do të kthehet përsëri në formën më të mirë. Ne kemi bërë disa përmirësime për këtë garë. Ne kemi gjasa të mira për një përfundim të mirë atje”, ka thënë Hamilton. /Telegrafi/