LAJMI I FUNDIT:

Haliti i “shtrëngon” inspektorët e ATK-së

Haliti i “shtrëngon” inspektorët e ATK-së

Në vazhdën e vizitave të planifikuara në zyrat regjionale të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), drejtori i përgjithshëm, Behxhet Haliti, ka vizituar regjionin e Gjakovës, Prizrenit dhe Ferizajt.

Drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës Behxhet Haliti, foli për të arriturat dhe sfidat në gjashtëmujorin e parë dhe kërkoj angazhim të vazhdueshëm me qëllim të ofrimit të shërbimeve kualitative për tatimpaguesit dhe përmbushjes së objektivave të parashikuara. “ATK është e përkushtuar në trajtimin e barabartë të të gjithë tatimpaguesve, gjithashtu ATK-ja është e palëkundur në qëndrimet e saj në zbatimin e plotë të legjislacionit tatimor, në mënyrë që të krijoj kushte më të mira për zhvillimin e biznesit në Kosovë”, theksoi Haliti.

Ai ka treguar se janë adaptuar procedurat e reja për alokimin e numrave fiskal në të gjitha regjionet e ATK-së, ku numri fiskal mund të merret në ditën e aplikimit.
Haliti ka porositur zyrtarët e ATK-së, që të jenë efikas dhe me angazhim të pandërprerë.

Haliti, gjatë këtyre vizitave ka zhvilluar takim me kryetarin e komunës së Gjakovës dhe udhëheqës komunal të komunës së Prizrenit dhe Ferizajt, si dhe menaxherët e zyrave regjionale të Odës Ekonomike të Kosovës, ndërmjet të cilëve është diskutuar për ngritjen e bashkëpunimit, në pjesën e barrës tatimore që kanë të bëjnë me komunat. /Telegrafi/