LAJMI I FUNDIT:

Haker: Hyrja e Maqedonisë së Veriut në BE është në interes të Gjermanisë

Haker: Hyrja e Maqedonisë së Veriut në BE është në interes të Gjermanisë

Bundestagu gjerman pa mëdyshje e pranon gjuhën maqedonase, kulturën dhe identitetin, thotë në deklaratën për DW, deputeti i Liberalëve (FDP), Tomas Haker. Si pjesë e shumicës parlamentare Haker është një nga iniciatorët e rezolutës në parlamentin gjerman për Maqedoninë e Veriut, e cila sot do të gjendet në rend dite të Bundestagut.

Me këtë rezolutë, Bundestagu dëshiron të inkurajojë Maqedoninë e Veriut që të zbatojë kompromisin me Bashkimin Evropian nga vera e vitit 2022, thotë Hakeri, duke aluduar në marrëveshjen për futjen e bullgarëve në Kushtetutë. Deputeti gjerman thekson se hyrja e Maqedonisë së Veriut në BE është në interes të Gjermanisë dhe BE-së. “Zbatimi i kompromisit nuk do të çojë në humbjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit maqedonas, siç frikësohen disa persona të ekspozuar politik në Maqedoninë e Veriut”, thekson Haker. Sipas tij, përmbushja e marrëveshjes do t’i mundësojë Shkupit të hapë klasterin e parë negociator dhe kjo, siç thekson ai, “është e një rëndësie vendimtare”.

Në rezolutën për të cilën do të votojë Bundestagu gjerman mbështet të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut, njohjen e kulturës, identitetit dhe gjuhës maqedonase, si dhe një sërë rekomandimesh për qeverinë në Berlin. Ndër të tjera, nga qeveria federale kërkohet që të ndikojë në Bullgari që të mos pengojë procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE dhe të mos vendosë kushte shtesë.


Haker tha se Maqedonia e Veriut është një shembull unik në rajon për gatishmërisë e plotë për integrime euroatlantike. Kjo është arsyeja pse rezoluta kërkon që procesi i anëtarësimit në BE të bëhet “më inovativ”. “Ashtu siç ka qenë prej vitesh, nuk mund të vazhdojë. Prandaj, Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të tjera që sinqerisht mbrojnë anëtarësimin në BE, duhet t’u ofrojmë hapa të ndërmjetëm tërheqës. Propozimi i presidentes së Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, e cila kërkon të mundësojë një lidhje më të ngushtë me vendet e Ballkanit Perëndimor me planin me katër pika, shkon në drejtimin e duhur”, thotë Haker.

Sipas tij, hapa të tillë janë detyrë ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, “dhe veçanërisht ndaj Maqedonisë së Veriut”, sepse edhe tani është e dukshme se besueshmëria e BE-së në disa vende nuk është e pafundme.

Në trend Lajme

Më shumë
Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Lajme
Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Siguri
Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Drejtësi
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori