LAJMI I FUNDIT:

Guti pëlqen Interin

Guti pëlqen Interin

Mesfushori i Real Madridit, Guti, ka pranuar se ai dëshiron ta sprovojë veten në një kampionat tjetër dhe thotë se Interi është një opsion interesant.

Guti është duke kaluar një sezon jo aq të këndshëm për të në Real Madrid, dhe mungoi në fushë më shumë se dy muaj pas fjalosjeve me trajnerin Manuel Pellegrini.

“Dua ta mbylli kontratën time me Real Madridin, por po ashtu do të doja të luaj për ndonjë ekip tjetër. Dua të jetoj një kulturë tjetër, të përjetoj një klub tjetër, me edhe bashkëlojtarë të tjerë në një kampionat tjetër”, ka thënë spanjolli.

“Do të shkoja në Inter me krahë të hapura. Ai është një klub i madh. Kam miq shumë të mirë atje, siç janë Samuel Eto’o dhe Wesley Sneijder. Inter është një ekip i cili mund të luftojë për të gjithë titujt”, ka thënë Guti./Telegrafi/