LAJMI I FUNDIT:

Guiza dëshiron të rikthehet në Spanjë

Guiza dëshiron të rikthehet në Spanjë

Sulmuesi spanjoll i Fenerbahce, Dani Guiza, thotë se ai dëshiron të rikthehet në kampionatin spanjoll të futbollit.

Ish-lojtari i Real Mallorca dëshiron të rikthehet në vendlindjen e tij që në afatin kalimtar të janarit, pasi nuk po arrin të rehatohet në Stamboll.

“Kam vendosur të shkoj në shtëpi. Nuk jam i lumtur në Turqi dhe ishte gabim që erdha këtu. Kam pranuar oferta nga disa klube, por dëshira ime është të rikthehem në Spanjë për të vazhduar karrierën time”, ka thënë Guiza./Telegrafi/