LAJMI I FUNDIT:

Guardiola nuk ka probleme me Henry

Guardiola nuk ka probleme me Henry

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, thotë se nuk ka kurrfarë çarje mes tij dhe sulmuesit Thierry Henry.

Ish-kapiteni i Arsenali e gjen veten vazhdimisht në stol dhe së fundi u raportua se ka thënë se po e ‘ruan veten për Kupën Botërore’. Por Guardiola thotë se fjalët e tij janë keqinterpretuar.

“E kam dëgjuar pyetjen dhe përgjigjen në frëngjisht dhe nuk është ajo që ai ka thënë. Asnjë lojtar nuk do të thotë ‘ta kërcas belin’ për të shkuar në Kupën Botërore. Ajo do të thotë çmimi që duhet të paguajë për të fituar gjithçka”, ka thënë Guardiola.

“Nëse ai nuk luan kjo mbase është sepse të tjerët janë më shumë në formë ose më të inspiruar. Unë dua që ai të rebelohet dhe të na ndihmojë. Unë dua më shumë nga ai dhe ai e di këtë, por në fund kjo varet nga ai”, ka shtuar Guardiola./Telegrafi/