LAJMI I FUNDIT:

Guardiola: Edhe Reali e meriton titullin

Guardiola: Edhe Reali e meriton titullin

Pep Guardiola ka pohuar në mënyrë të jashtëzakonshme se rivali i përbetuar i Barcelonës, Real Madridi, meriton gjithashtu ta fitojë La Ligan pas paraqitjeve të fundit.

“Real Madridi gjithashtu e meriton ta fitojë La Ligan, sepse pati sezon fantastik. Edhe nëse do ta humbnim titullin, ne do të shkonim në pushime verore krenarë. Nëse do të më pyesnit se kush e meriton titullin, unë do të thosha që ne e meritojmë, por të njëjtën gjë do ta thoshte për ekipin e tij dhe Manuel Pellegrini. Të dyja ekipet e meritojnë atë”.

“Kanë mbetur edhe dy javë dhe sipas mediave ndeshjet tona janë më të vështira. Tani për tani ne kemi një orar jo të mirë kur dihet se Tenerife po lufton për mbijetesë, Sevilla për Ligën e Kampionëve dhe të shohim se çfarë bëhet me Valladolidin”, deklaroi në një konferencë për shtyp, Pep Guardiola. /Telegrafi/