LAJMI I FUNDIT:

Grupet malazeze anti-NATO do të përkujtojnë bombardimin e vitit 1999

Grupet malazeze anti-NATO do të përkujtojnë bombardimin e vitit 1999

Organizata anti-NATO në Mal të Zi do të shënojnë 19 vjetorin e bombardimit të Jugosllavisë me një ceremoni në kishë ku do të marrin pjesë edhe veteranë rusë të luftës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, serbët e Malit të Zi dhe organizatat anti-NATO, së bashku me Kishën Ortodokse Serbe, do të mbajnë një përkujtimore pranë qytetit bregdetar të Tivatit të shtunën për të nderuar viktimat e bombardimeve të NATO-s që filluan më 24 mars 1999.


Në përkujtimoren e këtij viti do të marrin pjesë edhe përfaqësues të shoqatës së veteranëve rusë të luftës.

Një nga organizatorët, Gojko Raiceviç, nga lëvizja “JO NATO”, shprehu zemërimin se Mali i Zi ishte i vetmi vend që u bë anëtar i NATO-s pasi u bombardua nga aleanca ushtarake perëndimore.

Organizatorët e tjerë të përkujtimores janë Vëllazëria Rinore Ortodokse në Mali të Zi, veteranët e forcave ajrore jugosllave dhe organizata pro-serbe Matica Boke.

Nëntëmbëdhjetë shtete të NATO-s, duke përjashtuar Greqinë, nisën trupat e tyre për fushatën 78-vjeçare të sulmeve ajrore në Jugosllavi, e cila në atë kohë përbëhej nga Serbia dhe Mali i Zi.

Operacioni u nis pa një mandat të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për shkak të kundërshtimit nga aleatja e Jugosllavisë, Rusia, gjë e cila ka shkaktuar akuza se kjo nuk ishte e ligjshme.

Gjykata në Podgoricë i hodhi poshtë në vitin 2015 të gjitha paditë për kompensim, duke vendosur se pretendimet ishin të vjetruara.

Mali i Zi u bë anëtari i 29-të i NATO-s në qershor 2017. /Telegrafi/