LAJMI I FUNDIT:

Greqia s’ka fuqi të shkaktojë katastrofë ekonomike në Evropë

Greqia s’ka fuqi të shkaktojë katastrofë ekonomike në Evropë

Dyert për bisedime me Greqinë mbeten gjithmonë të hapura, deklaroi sot kancelarja gjermane Angela Merkel para deputetëve në Dhomën e Poshtme të Parlamentit gjerman, duke shtuar se ky është borxh ndaj qytetarëve dhe ndaj Evropës.

Në të njëjtën kohë Merkel dhe zëvendësi i saj Sigmar Gabriel e porositën kryeministrin grek Alexis Tsipras se Greqia duhet patjetër t’i respektojë kushtet para se të fitojë para të reja.

“Greqia nuk ka fuqi të shkaktojë katastrofë ekonomike në Evropë”, është qëndrimi i liderëve gjermanë.


“Është e vërtetë se këto janë ditë turbulente dhe se depozita është e madhe. Bota i ka kthyer sytë nga ne. Por, ardhmëria e Evropës nuk është zënë peng. Ardhmëria e Evropës do të jetë do të jetë në rrezik nëse harrojmë se kush jemi dhe çka na bën të fortë: Unioni që bazohet mbi ligjin dhe përgjegjësinë, Nëse e harrojmë këtë euroja do të bie dhe Evropa bashkë me të”, deklaroi Merkel.

Kancelarja konsideron se Greqia ka të drejtë të mbajë referendum, por edhe se 18 anëtaret tjera të euro-grupit kanë të drejtë t’i mbrojnë pozicionet dhe interesat e tyre.

“Të jesh evropian i mirë nuk do të thotë që të kërkohet marrëveshje me çdo kusht”, deklaroi Merkel, me çka i dërgoi Greqisë porosi të qartë se nuk do të pranojë kurrfarë kërkese të Athinës nëse kjo s’është në interes të BE-së. /MIA/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Kalo në kategori