LAJMI I FUNDIT:

Greqia shtyn sërish masat kufizuese me Shqipërinë

Greqia shtyn sërish masat kufizuese me Shqipërinë

Greqia ka rinovuar deri në 12 tetor masat kufizuese me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë.

Sipas Ministrisë greke të Shëndetësisë, mbeten në fuqi kufizimet e lëvizjes për shtetasit shqiptarë që nuk kanë leje qëndrimi në vend ose që dëshirojnë të udhëtojnë për qëllime turistike drejtë Greqisë.


Deri në datën 12 tetor, të drejtën për te hyrë në Greqi e kanë vetëm shtetasit shqiptarë me leje qëndrimi, homogjenët grekë, shtetasit grekë dhe punonjësit sezonalë.

Për kalimin në kufi, mbeten kufizimet e numrit të personave që kalojnë në Kakavijë 750 dhe Kapshticë 300 persona.

Udhëtarët duhet të kenë plotësuar jo më pak se 24 orë përpara udhëtimit të tyre në vend formën PLF dhe duhet të kenë me vete test PCR negativ, jo më shumë se 72 orë më herët se udhëtimi i tyre.

Të gjithë personat që kalojnë në këto pika kufitare do të duhet të qëndrojnë karantinë për 7 ditë.

Burime nga ministria greke e shëndetësisë thanë se ndryshe nga herët e tjera,masat kufizuese janë deri në datën 12 tetor, me gjasa në pritje të forcimit të tyre, pasi në Greqi janë rritur ndjeshëm rastet e të prekurve me COVID-19, çka ka shtuar zërat për masa kufizuese shtesë, me qëllim shmangien një mbyllje të dytë. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori