[tag_tagmanagerringier]a Greqia prezeton planin për dalje nga kriza - Telegrafi - Telegrafi Greqia prezeton planin për dalje nga kriza - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

Greqia prezeton planin për dalje nga kriza

Greqia prezeton planin për dalje nga kriza

Greqia të premten para Komisionit Evropian do ta prezantojë planin për dalje nga recesioni i thellë, i cili dridhi tërë eurozonën, njoftoi të enjten Qeveria greke.

“Me këtë plan do të zvogëlohet deficiti i madh buxhetor në shtet, i cili më së voni deri më vitin 2012 do ta arrijë nivelin e urdhëruar të Bashkimit Evropian”, deklaroi kryeministri grek Jorgos Papandreu.

Sipas tij, nga përpjekjet që Qeveria greke do t’i bëjë gjatë tre viteve të ardhshme do të varet ardhmëria e Greqisë.

“Duam të kthejmë faqe të re sa më shpejtë që është e mundur”, tha kryeministri grek.