LAJMI I FUNDIT:

Greqia po bëhet protektorat financiar

Greqia po bëhet protektorat financiar

Greqia gjatë muajve të ardhshme do të ketë mbikëqyrje të plotë financiare prej tri palëve nga Franca, Gjermania dhe nga Banka Qendrore Evropiane, shkruan gazeta “Maqedonia” e Selanikut.

Prej marsit të vitit 2010 çdo muaj do t`i kontrollojë të gjitha masat që Qeveria greke do t`i ndërmarrë me qëllim të stabilizimit të situatës në Greqi. Nëse nevojitet BE-ja do të intervenojë me masa të saj personale, shkruan gazeta “Maqedonia” e Selanikut.

Në analizën ekonomik të publikuar të premten, gazeta e Selanikut sugjeron se shteti për shkak të keqmenaxhimit të krizës ekonomike mbetet pa një pjesë të sovranitetit të vet kombëtar.

“Nga Greqia do të blihen anije, tanke nga aleatët tanë, por kjo nuk do t`u ndihmojë në përpjekjet diplomatike për çështjen e Shkupit dhe Qipros”, shkruan gazeta.


Po ashtu Greqia kundërshton trysninë e Bashkimit Evropian (BE), me të cilën i kërkohet Athinës të ndërmarrë masa shtesë për reduktimin e shpenzimeve shtetërore, me qëllim të kthimit të stabilitetit në treg.

Ndërsa Gjermania dhe Banka Qendrore Evropiane (ECB), siç shkruan gazeta “Financial Times”, propozojnë që Greqia ta rrisë TVSH-në për 1-2 për qind dhe të vendosë zvogëlim shtesë të pagave te nëpunësit buxhetorë, që është kusht për marrjen e ndihmës shtesë.

Kryetari i ECB-së Zhan Klod Trishe dje i bëri thirrje Greqisë për “hapa shtesë” për sigurimin e besimit ndaj programit të Qeverisë për reduktimin e defiçitit buxhetor.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Kalo në kategori