LAJMI I FUNDIT:

Greqia hyn sërish në “sprovën e zjarrit” me borxhin

Greqia hyn sërish në “sprovën e zjarrit” me borxhin

Greqia pritet të tentojë të emetojë bonde me vlerë shumë miliardë euro në ditët e ardhshme, në një proces që konsiderohet si test me rëndësi kritike për besueshmërinë e këtij vendi në tregjet financiare botërore, njoftoi dje “Financial Times”.

Bankierët në Athinë presin emetimin e bondeve sindikale që do të kryhet brenda pak ditësh, pasi qeveria e shkarkoi nga detyra drejtorin e mëparshëm të zyrës së administrimit të borxhit publik dhe e zëvendësoi me një bankier të rëndësishëm nga sektori privat.

Javën e kaluar, Petros Chrisodoulou, një bankier i lartë te Banka Kombëtare e Greqisë, (banka më e rëndësishme në këtë vend), u emërua drejtor i menaxhimit të borxhit publik.

Kjo i shtoi spekulimet se qeveria po përgatitet të tërheqë bonde me vlerë të përgjithshme prej 3-5 miliardë eurosh që në fillim të kësaj jave.


Kriza greke e borxhit mbetet akute, pasi partnerët e Eurozonës nuk kanë dhënë asnjë premtim konkret ndihme, ndërkohë që bonde të përgjithshme prej 20 miliardë eurosh pritet të maturohen në prill dhe maj.

Greqia e ka të domosdoshme të shesë borxhe të reja për të shlyer maturimet e vjetra.

Qeveria greke nuk i konfirmoi zërat për mundësinë e emetimit të bondeve këtë javë, por shumë bankierë në Athinë janë të bindur.

“Është shumë e rëndësishme që Greqia të thyejë akullin në dhjetë ditët e ardhshme për të parë nëse është në gjendje të tërheqë investitorë për borxhin e vet apo jo”, tha një bankier në kushtet e anonimitetit.

“Rezultati, qoftë i mirë apo i kea” do t’ia lehtësojë jetën Athinës zyrtare, pasi do t’i tregojë partnerëve të Eurozonës se çfarë duhet bërë”.

Qeveria socialiste duhet të tërheqë borxhe të përgjithshme prej 53 miliardë eurosh këtë vit, rreth 5 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto, për të financuar borxhin e vet publik.

Nëse partnerët e saj në BE refuzojnë të ofrojnë kredi dypalëshe, Greqia do të duhet t’i drejtohet Fondit Monetar Ndërkombëtar për të marrë një kredi prej 30 miliardë eurosh, por në këtë rast kushtet mund të jenë të ashpra.

Presioni mbi Greqinë po rritet. Athinës i kërkohet të shkurtojë shpenzimet dhe të rrisë të ardhurat. Zyrtarët nga Komisioni Europian, nga Banka Qendrore Europiane dhe nga FMN do të vizitojnë Greqinë këtë javë, për të vlerësuar progresin e deritanishëm.

Por shkurtimet e shpenzimeve në Greqi shkaktojnë gjithmonë rebelime të ashpra civile. Grevat kanë filluar sakaq ndërsa të mërkurën pritet një grevë e përgjithshme.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Kalo në kategori