LAJMI I FUNDIT:

Greqia afër daljes nga Eurozona

Greqia afër daljes nga Eurozona

Liderët e Bashkimit Europian do të mbajnë një samit urgjent të hënën, pasi përpjekja më e fundit për zgjidhjen e krizës së borxhit grek, në mbledhjen e ministrave të Financave të eurozonës, dështoi, duke bërë që dalja e vendit nga eurozona dhe rrjedhimisht edhe nga Bashkimi Europian, të duket më pranë se kurrë.

Për të shmangur kolapsin financiar, Banka Qendrore Europiane bëri të ditur se ka ngritur tavanin e fondeve të emergjencës për bankat greke, për herë të dytë brenda javës, pa dhënë detaje mbi shumën.
Ndërkohë, kryeministri Aleksis Tsipras mbërriti në Shën Pjetërburg, ku me shumë gjasa do të diskutojë për ndihmë alternative me presidentin rus, Vladimir Putin. Pavarësisht optimizmit për samitin e të hënës, Tsipras përdori një retorikë mjaft të ashpër, duke u shprehur para diasporës helene në Rusi, se populli grek kërkon të rifitojë sovranitetin e tij.

“Grekët dhe e gjithë bota helene e ka në karakter që të mobilizohet për të shmangur vështirësitë. Prandaj synimi ynë dhe i gjithë popullit grek është të rifitojë sovranitetin. Dhe ju të gjithë do të jeni krenar që jeni grekë”.


Tsipras pritet t’i kërkojë Putinit mbështetje financiare, në këmbim të përfshirjes së Greqisë në projektin e gazsjellësit Turkish Stream, i cili do të dërgojë gaz nga Rusia për në Europë, përmes Turqisë dhe Greqisë, si një alternativë e gazsjellësit TAP. Ai mund të ofrojë në këmbim edhe heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë, në kundërshtim me politikat europiane, pasi në disa raste i ka kritikuar ato, për dëmin që i kanë shkaktuar ekonomisë greke, duke qenë se produktet bujqësore të vendit kishin treg të gjerë në Rusi.

Megjithatë, Greqisë i kanë mbetur më pak se dy javë kohë për të nënshkruar një marrëveshje për të shmangur falimentimin, pasi në 30 qershor duhet të shlyejë 1.6 milion euro ndaj FMN-së, në të njëjtën ditë kur edhe skadon program aktual i shpëtimit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Kalo në kategori