LAJMI I FUNDIT:

Greqia, 54 miliardë euro për të dalë nga kriza

Greqia, 54 miliardë euro për të dalë nga kriza

54 miliard euro borxh mund t’i nevojiten Greqisë gjatë këtij viti për të përballuar krizën e brendshme, deklaroi një burim nga Ministria greke e Financave.

Sot Greqia duhet t’i dërgojë Brukselit projektin e "planit të stabilitetit" që ka si objektiv reduktimin e deficitit nga 12.7 % në 8.7 % të PBB-së gjatë vitit 2010 dhe nën 3 % në vitin 2013.

Dokumenti përfundimtar do të dorëzohet në mes të janarit dhe në datat 18 dhe 19 ku ministri grek i Financave, Giorgio Papaconstantinou do ta ilustrojë atë në mbledhjet e Eurogrupit dhe ‘Ecofin’.