LAJMI I FUNDIT:

Greqi, ulen pagat për herë të tretë në sektorin shtetëror

Greqi,  ulen pagat për herë të tretë në sektorin shtetëror

Qeveria e Kryeministrit Jorgos Papandreu po përgatitet për të zvogëluar për herë të tretë pagat e punonjësve në sektorin shtetëror, njoftoi media greke. ''Kjo është pjesë e masave ekonomike të qeverisë për tejkalimin e krizës'', shtoi ajo.

Gazeta greke, "Eleftherotipia" thotë se krahas pagave do të zvogëlohen edhe programet investuese për ndërmarrjet me kapital shtetëror.

Gazeta tjetër greke, "Ethnos" tha se Kryeministri Papandreu është i vendosur për vazhdimin e reformave dhe se pjesë e tyre është edhe ristrukturimi i kabinetit qeveritar, veçanërisht emërimi i ministrave të rinj për të ardhurat dhe privatizimet.

"Nëse deri në fund të vitit Greqia nuk përballet me pagesën e borxhit, vendi që në fillim të vitit 2012 do të kërkojë kredi të re nga Fondi Evropian për Stabilitet Financiar", thekson gazeta "Naftemboriki". /Telegrafi/