LAJMI I FUNDIT:

Greqi: Numri i të papunëve mbi 600 mijë

Greqi: Numri i të papunëve mbi 600 mijë

Papunësia në Greqi është rritur 3.75 për qind në krahasim me shtatorin, njoftoi Shërbimi Grek për Punësim.

Ky shërbim shtoi se numri i të papunëve në Greqi është aktualisht 609 249 persona.
Ndërkohë, niveli i papunësisë në muajin gusht ishte 12.2 për qind.

Sipas parashikimeve të qeverisë greke, vitin e ardhshëm papunësia do të rritet deri në 14.5 për qind dhe në 15 për qind në vitin 2012. /Bw/Telegrafi/