LAJMI I FUNDIT:

Greqi, bankat nuk do të hapen sot

Greqi, bankat nuk do të hapen sot

Bankat në Greqi nuk do të hapen sot në mënyrë që të shmanget kolapsi financiar pas vendimit të fundit të Bankës Qendrore Evropiane se nuk do të shtojë fondin e emergjencave për bankat greke.

Fillimisht, lajmi është bërë i ditur nga Shefi Ekzekutiv i bankës së dytë më të madhe në Greqi, “Piraues Bank”, Anthimos Thomopoluos.

Ai tha se ky vendim është marrë pas një takimi të komisionit për stabilitet financiar të qeverisë.


Më vonë, i njëjti lajm u konfirmua edhe nga kryeministri grek, Alexis Tsipras.

Ai i është drejtuar popullit përmes një deklarate, ku u ka kërkuar që të ruajnë qetësinë, ndërsa shtoi se depozitat e tyre ishin të sigurta.

Ndërkohë, pas konfirmimeve se nuk do të shtojë fondin e emergjencave, Banka Qendrore Evropiane deklaroi se megjithatë është e gatshme ta rishikojë vendimin e saj dhe të bashkëpunojë me bankën e Greqisë.

Tavani aktual për fondet e emergjencës së BQE-së apo asistencën e likuidetit siç njihet ndryshe, është 89 miliardë euro.

Fondet në fjalë përdoren nga bankat për t’i siguruar “cash” depozituesve që kërkojnë paratë e tyre mbrapsht.

Lëvizja e Bankës Qendrore Evropiane vjen pas refuzimit të ministrave evropian të Financave për të shtyrë afatin për pagesën e këstit. Pa fonde te reja, Greqia rrezikon falimentimin.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Kalo në kategori