LAJMI I FUNDIT:

Google shet miliona njësi të Chromecast

Google shet miliona njësi të Chromecast

Google Chromecast ka qenë një pajisje tepër e rëndësishme për kompaninë Google, dhe gjiganti amerikan deri më tani nuk ka dhënë shumë detaje për sasinë e shitjeve të Chromecast.

Mirëpo, njëri prej drejtorëve të kompanisë Google gjatë një prezantimi ka thënë se Google ka arritur të shesë miliona njësi të Google Chromecast, edhe pse nuk ka qenë aspak specifik me shifra konkrete.

Google Chromecast është lansuar në korrik të vitit të kaluar në SHBA, ndërsa vetëm gjatë këtij muaji pajisja ka arritur në Mbretërinë e Bashkuar, për një çmim prej 35 dollarësh, factor i cili besohet se e ka bërë shumë interesante pajisjen e re të Google.

Nga deklaratat e njërit prej drejtorëve të Google mund të aludohet se kompania ka arritur të shesë të paktën 2 milionë njësi të Chromecast.


Së fundmi, Google Chromecast ka hasur në një rival, pasi që Roku ka lansuar një pajisje të ngjashme për 49 dollarë. / Telegrafi /