Edhe pse thuhej se Google do ta braktis linjën e pajisjeve Nexus për ta zëvendësuar atë me Android Silver, kjo gjë nuk duket se është duke ndodhur, pasi që raportet e reja mediale sugjerojnë se Google është e interesuar ta mbajë edhe më tutje markën Nexus.
Sipas një raporti të ri thuhet se kësaj radhe Google po mendon të bashkëpunojë me kompaninë Motorola për krijimin e modelit të ri të pajisjes Nexus, e cila është e koduar me emrin Shamu, dhe e njëjta sjell ekranin me diagonalen prej 5.9 inç.
Android Police ka mësuar se dy kompanitë janë duke punuar në krjimin e pajisjes së re mobile Nexus, e cila pritet të paraqitet në tregun amerikan gjatë muajit nëntor të këtij viti (si dhe në tregjet tjera më pas), së bashku me versionin e ri të sistemit operativ të Google, Android L.
Edhe pse detajet tjera për modelin e ri të Nexus mungojnë, thuhet se përpos ekranit të madh, telefoni ose fableti i ri i Google do të ofrojë edhe rezolucion të mirë, si dhe sensorin për skanimin e gjurmëve të gishtave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMotorola thuhet se tashmë është duke punuar në Razr 50s
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik
Brazili nuk është i vetëm - cilat vende e kanë ndaluar platformë X?
Mjetet e reja të YouTube mbrojnë krijuesit nga audiot dhe videot e rreme të gjeneruara nga AI
Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Ulje drastike e temperaturave - të martën pritet shi e rrufe
Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë
Balena, miu i ngordhur, macja dhe pëllumbi – historitë se si kafshët janë përdorur për të spiunuar