LAJMI I FUNDIT:

GLPS: 68.5 për qind e qytetarëve të anketuar besojnë se politikanët kanë më pak gjasa të ndëshkohen nga ligji

GLPS: 68.5 për qind e qytetarëve të anketuar besojnë se politikanët kanë më pak gjasa të ndëshkohen nga ligji

Drejtësia Sot, platformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka shpalosur sot të gjeturat e botimit të gjashtë të “Indeksit të Performancës së Institucioneve të Sundimit të Ligjit në Kosovë, ndërsa thuhet se rreth 68.5% të qytetarëve besojnë se politikanët kanë më pak gjasa të ndëshkohen nga ligji, kurse vetëm 21.4% prej tyre mendojnë se qytetarët janë të barabartë para drejtësisë.

Edicioni i gashtë i “Indeksit të Performancës së Institucioneve të Sundimit të Ligjit në Kosovë, i njohur me emrin RoLPIK” është bazuar në të dhënat e perceptimit qytetar mbi punën e institucioneve zbatuese të ligjit, në raportet vjetore të Këshillit Prokurorial dhe Gjyqësor të Kosovës dhe në Ligjin për Buxhetin, duke bërë krahasime përgjatë viteve 2013-2019.


Nga të dhënat e RoLPIK, Drejtësia Sot, ka vërejtur që përkundër agjendës “Drejtësia 2020” dhe procesit të Rishikimit Funksional – që të dyja të nisura nga Ministria e Drejtësisë, me qëllim kryesor sigurimin e mbarëvajtjes dhe rikthimin e besimit të qytetarëve në drejtësi – më shumë se gjysma e qytetarëve mohojnë të kenë vërejtur përmirësim në sistemin e drejtësisë.

Ndërsa, vetëm 30.7% të qytetarëve mendojnë se ka efekte pozitive në këtë aspekt.

Drejtësia Sot, përmes edicionit të gjashtë të RoLPIK ka ofruar të dhëna sipas ndarjes së indikatorëve: në perceptimin qytetar dhe në performancën e sistemit të drejtësisë.

Perceptimi qytetar mbi institucionet e drejtësisë ndër vite, është trajtuar nga RoLPIK përmes indikatorëve si ndikimi politik, mit marrja, raportimi dhe efektiviteti në luftën kundër korrupsionit. Ndërsa performanca e sistemit të drejtësisë është trajtuar në bazë të efikasitetit, shkallës së mbipopullimit, ngarkesës së sistemit të drejtësisë, dhe alokimeve buxhetore.

Drejtësia Sot, ka gjetur se sa i përket ndikimit politik në institucionet e drejtësisë, për vitin 2020, rreth 68.5% të qytetarëve besojnë se politikanët kanë më pak gjasa të ndëshkohen nga ligji, kurse vetëm 21.4% prej tyre mendojnë se qytetarët janë të barabartë para drejtësisë.

Duke bërë që përafërsisht 70% e popullsisë të besojnë se politika të bën të paprekshëm nga drejtësia.

Për më tepër, sipas të dhënave të raportit 63.7% të qytetarëve i besojnë më së paku gjykatave dhe prokurorive sepse mendojnë se kanë influencën më të madhe nga politika. Ndërsa institucionet me influencën më të vogël politike i konsiderojnë Policinë e Kosovës me 20.3% dhe EULEX-in me 13.9%.

Sa i përket mitmarrjes, RoLPIK ka vënë në pah se 48.1% të të anketuarve, besojnë se institucionet e drejtësisë vazhdojnë të jenë të prekura nga kjo dukuri. Pavarësisht se në krahasim me vitin paraprak përqindja është ulur për 0.5%, perceptimi negativ mbetet mendim i shumicës.

Ku institucionet më të prekura nga kjo dukuri sipas 59.5% të qytetarëve janë gjykatat dhe prokuroria, që në krahasim me vitin e kaluar kemi ulje të trendit për 4.7%.

Për më tepër, RoLPIK ka gjetur se sipas të anketuarve, Policia e Kosovës, sipas 48.1% të të anketuarve është institucioni më efektiv për luftimin e korrupsionit.

Ndërsa gjykatat janë efektive në luftim të kësaj dukurie vetëm sipas 7.2% të qytetarëve, dhe prokuroria sipas 4.8% prej tyre. Sa i përket vlerësimit të gatishmërisë së qytetarëve të Kosovës për të raportuar korrupsionin dhe veprat penale, Drejtësia Sot ka gjetur se ekziston një gatishmëri e madhe e qytetarëve për të raportuar atë, përkundër pakënaqësisë me punën e institucioneve në këtë drejtim. RoLPIK ka gjetur se 76.6% të qytetarëve do të ishin të gatshëm të raportonin në rast korrupsioni apo krimi, 7.4% më shumë se vitin e kaluar, ndërsa 16.7% të qytetarëve nuk kanë treguar gatishmëri për raportim.

Tutje, RoLPIK ka gjetur se si në vitet e kaluara edhe në këtë vit, 88.9% të qytetarëve së pari do të zgjidhnin të raportonin veprat penale në polici kurse në prokurori vetëm 1.2% prej tyre.

Indikatori i pavarësisë në vendimmarrje për vitin 2020, ka treguar se 40.9% qytetarëve e konsiderojnë Policinë e Kosovës si institucionin më të pavarur, ndërsa vetëm 17.5% e të anketuarve mendojnë se gjykatat mund të jenë të pavarura në ushtrimin e detyrës së tyre, sikurse edhe prokuroria me përqindje prej 14.9%.

Kurse sa i përket perceptimit të qytetarëve për ndërmarrjen e masave disiplinore ndaj gjyqtarëve apo prokurorëve si shkelës të rregullave apo procedurave, vetëm 2.3% prej tyre kanë menduar se kjo gjithmonë ndodh, ndërsa 21% kanë qenë të mendimit se kjo nuk ndodh asnjëherë.

Sa i përket indikatorëve strukturor, të bazuara në punën e prokurorisë dhe gjykatave për vitin 2019, Drejtësia Sot ka gjetur se performanca e sistemit prokurorial, ka qenë më e larta rreth 153 % nga prokuroritë themelore ndërsa më të ulëta me 59% nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Të njëjtat të dhëna për gjyqësorin kanë treguar se efikasitet më të lartë në përfundimin e lëndëve kanë pasur gjykatat themelore. Kurse, Gjykata Supreme ka pasur performancën më të dobët në raport me gjykata e tjera të vendit.

Së fundmi indikatori i buxhetit për vitin 2019 ka treguar se në Këshillin Prokurorial të Kosovës u ndanë rreth 14.2 milionë euro, ndërsa për Këshillin Gjyqësor u ndanë 29.4 milionë euro.

Në krahasim me vitin e kaluar ka pasur rritje të përqindjes së buxhetit për KGJK-në dhe KPK-në, në raport me buxhetin e përgjithshëm të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kalo në kategori