LAJMI I FUNDIT:

Gjykata: Samsung nuk e ka kopjuar Apple!

Gjykata: Samsung nuk e ka kopjuar Apple!

Një gjykatë holandeze vendosi të mërkurën se prodhuesi më i madh i telefonave në botë, Samsung Electronics nuk ka cenuar patentat e rivalit të saj, Apple Inc, duke përdorur disa teknika prekjes shumë-dimensionale në disa nga telefonat dhe tabletët e linjës së famshme, Galaxy.

Në shtator të këtij viti, Apple kishte argumentuar në një gjykatë në Hagë se Samsung kishte shkelur patentën e saj për funksionin “multi-touch”, i cili lejon përdoruesit të përdorin dy gishta në të njëjtën kohë në ekranin e ndjeshëm në prekje.

"Me këto produkte Samsung nuk shkelë patentat për të cilat pretendon Apple" tha gjykata në vendimin e saj.

Apple e ka paditur rivalin Samsung edhe në gjykata tjera lidhur me funksionin e saj të famshëm "pinch to zoom", i cili e zmadhon ekranin e pajisjeve mobile pas dy prekjeve, dhe më pas përdoruesi merr një pamje të zmadhuar të ekranit ose shkronjave gjatë leximit të përmbajtjes. / Telegrafi /