LAJMI I FUNDIT:

Gjykata e lartë amerikane pezullon ekzekutimin e të burgosurit në Teksas – shkak, një çështje religjioze

Gjykata e lartë amerikane pezullon ekzekutimin e të burgosurit në Teksas – shkak, një çështje religjioze

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka pezulluar ekzekutimin e të burgosurit nga Teksasi, John Henry Ramirez, i cili kërkoi të drejtën që pastori i tij “ta mbante atë” ndërsa ai po vdiste.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Ramirez kundërshtoi një politikë të Teksasit për të mos lejuar këshilltarët shpirtërorë të preknin të burgosurit gjatë ekzekutimit, që shkelte të drejtën e tij për të praktikuar fenë.

“Shtyrja”, tre orë para se John Henry Ramirez të ekzekutohej të mërkurën, është kapitulli i fundit në debatin në Teksas dhe shtete të tjera në lidhje me rolin e këshilltarëve fetarë në dhomën e vdekjes.


Sipas prokurorëve, Ramirez, 37 vjeç, goditi me thikë Pablo Castro, një 46-vjeçar, punonjës i një dyqani në Corpus Christie, 29 herë më 19 korrik 2004.

Ai iku në Meksikë, por u arrestua tre vjet e gjysmë më vonë.

Dy gra që gjithashtu morën pjesë në grabitje u dënuan me akuza më të vogla.

Avokati i Ramirez, Seth Kretzer, tha se Departamenti i Drejtësisë Penale në Teksas po shkelte të drejtën e Amendamentit të Parë për të praktikuar fenë duke mos lejuar që pastori i Ramirez, Dana Moore, “ta prekte dhe të thoshte lutje gjatë ekzekutimit të tij”, një argument që ishte refuzuar nga gjykatat më të ulëta.

“Është armiqësore ndaj fesë”, citohet të ketë thënë Kretzer në dokumentet e gjykatës, të raportuara nga Associated Press, duke shtuar se ishte “mohimi i ushtrimit fetar në momentin e saktë që është më i nevojshmi – kur dikush po kalon nga kjo jetë në tjetrën”.

Gjykata Supreme ka ndaluar një numër ekzekutimesh në Teksas dhe Alabama për çështjen e këshilltarëve shpirtërorë për ata që përballen me dënimin me vdekje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Azia
Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Amerika
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
Departamenti i Arsimit drejt shuarjes - Administrata Trump largon nga puna gati gjysmën e punëtorëve

Departamenti i Arsimit drejt shuarjes - Administrata Trump largon nga puna gati gjysmën e punëtorëve

Amerika
Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

Amerika
Kalo në kategori