LAJMI I FUNDIT:

Gjoshi: Osmani po shkel Kushtetutën duke ia vjedhë PDK-së një anëtar në KQZ

Gjoshi: Osmani po shkel Kushtetutën duke ia vjedhë PDK-së një anëtar në KQZ

Sekretari elektoral i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi në një konferencë për media ka kritikuar Presidenten Vjosa Osmani për mos emërimin e dy përfaqësuesve të partive politike në KQZ, e cila e ka dërguar çështjen në Gjykatë Kushtetuese për interpretim.

Gjoshi ka theksuar se PDK i është përgjigjur ftesës së Presidentes Osmani për të nominuar përfaqësuesit për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke u mbështetur në të drejtën që i jep Kushtetuta e vendit për të emëruar dy përfaqësues në KQZ si grupi i dytë më i madh parlamentar.

“Duke iu bindur Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryeministrit Kurti, Osmani po bën shkelje të Kushtetutës së Kosovës duke i pamundësuar PDK-së përfaqësimin e dytë në KQZ si dhe duke mos e njohur të drejtën e subjektit politik VAKAT, më i votuari në radhët e subjekteve të komunitetit boshnjak.”, ka thënë ai.


Sipas Gjoshit, Osmani dhe Kurti, përmes orvatjeve në Gjykatën Kushtetuese, po tentojnë t’ia vjedhin PDK-së përfaqësimin në KQZ që ia ka dhënë Kushtetuta, për t’i bërë vend në KQZ anëtarit të tretë të Vetëvendosjes, që në këtë rast është bashkëpartiakja e Osmanit,  Gresa Bytyqi Kelmendi, e cila ka garuar në zgjedhjet e 14 shkurtit me numrin 80 nga “Lista Guxo”.

“Ne jemi të shqetësuar nga faktet e prezantuara në media, që tregojnë se Osmani po shfrytëzon zyrën e presidencës për nevoja të subjektit të saj politik, iniciativës qytetare ‘Lista Guxo’. Anshmëria politike e Osmanit, duke favorizuar LVV-në dhe subjektin e saj ‘Lista Guxo’ është e rrezikshme për demokracinë dhe funksionimin e institucioneve të pavarura kushtetuese. Është shkelje flagrante e Kushtetutës së Kosovës”, ka thënë Gjoshi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori