LAJMI I FUNDIT:

Gjermania raporton 266 të vdekur brenda një dite nga coronavirusi – rritja më e madhe ditore që nga shpërthimi

Gjermania raporton 266 të vdekur brenda një dite nga coronavirusi – rritja më e madhe ditore që nga shpërthimi

Numri i vdekjeve nga coronavirusi në Gjermani është rritur për 266, duke shënuar rritjen më të madhe ditore që nga fillimi i shpërthimit të virusit në vend.

Sipas institutit Robert Koch, deri më tani 2,373 persona kanë ndërruar jetë në Gjermani, përcjell Telegrafi.


Ndërkaq numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara ka shkuar në 113 mijë, një rritje prej 5,323 në 24 orët e kaluara.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u bëri thirrje njerëzve të enjten që të vazhdojnë të respektojnë rregullat e distancimit shoqëror gjatë Pashkëve, duke shtuar se numri i personave të infektuar nga virusi po bie paksa.

“Zhvillimet e fundit na japin shpresë të kujdesshme”, tha ajo të enjten.

“Kurba e coronavirusit po rrafshohet pak dhe numri i të infektuarve aktualisht po bie paksa”, ka shtuar Merkel. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Blinken në Kiev ka një mesazh për ukrainasit, por nuk lidhet me luftën kundër Rusisë

Blinken në Kiev ka një mesazh për ukrainasit, por nuk lidhet me luftën kundër Rusisë

Evropa
Arrestohen 544 persona në Turqi - thuhet se kishin lidhje me Gulenin

Arrestohen 544 persona në Turqi - thuhet se kishin lidhje me Gulenin

Turqia

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
Situatë 'shumë e tensionuar' në Kharkiv të Ukrainës

Situatë 'shumë e tensionuar' në Kharkiv të Ukrainës

Botë
Sa ndihmë ushtarake i është dhënë deri më tani Ukrainës?

Sa ndihmë ushtarake i është dhënë deri më tani Ukrainës?

Botë
Punëtorët gjeorgjian rinovuan ndërtesën dhe mbetën të tronditur - gjetën dhëmbë njeriu të 'varrosur' në mure

Punëtorët gjeorgjian rinovuan ndërtesën dhe mbetën të tronditur - gjetën dhëmbë njeriu të 'varrosur' në mure

Evropa
Kalo në kategori