LAJMI I FUNDIT:

Gjermania po rishqyrton politikën bërthamore

Gjermania po rishqyrton politikën bërthamore

Kancelarja Angela Merkel, ka premtuar se Gjermania do ta përshpejtoj tranzicionin në energjinë e ripërtrirë, derisa po e rishqyrton politikën e saj bërthamore, për shkak të ngjarjeve në Japoni.

Në fjalimin e saj në Parlament, Merkel, bëri thirrje për “dalje të matshme”, nga energjia atomike dhe tha se çdo gjë do të futet nën mikroskop, gjatë rishqyrtimit të sigurisë, që u urdhërua, pasi tërmeti dhe cunami e dëmtuan centralin bërthamor në Japoni, duke i rritur shqetësimet për përhapje të rrezatimit.

Opozita e ka akuzuar kancelaren Merkel për ndryshim të politikës jo të popullarizuar atomike të qeverisë, me shpresë se do t’i shmanget disfatës në zgjedhjet kryesore rajonale, më vonë këtë muaj. /Telegrafi/