[tag_tagmanagerringier]a Gjermania parashikon një rritje ekonomike prej 1,5 % - Telegrafi - Telegrafi Gjermania parashikon një rritje ekonomike prej 1,5 % - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

Gjermania parashikon një rritje ekonomike prej 1,5 %

Gjermania parashikon një rritje ekonomike prej 1,5 %

Qeveria gjermane parashikon për këtë vit një rritje prej 1,5 për qindësh të Prodhimit të Brendshëm Bruto, njoftoi sot Ministria gjermane e Financave.

"Kemi dhënë në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë shifrën 1,5 për qind në raportin tonë të përvitshëm për ekonominë", deklaroi zëdhënësi i kësaj Ministrie në një konferencë shtypi, duke hedhur poshtë parashikimin e mëparshëm që bënte fjalë për një rritje prej 1,2 për qindësh.

"Shprehim kënaqësinë për faktin që zhvillimi i konjukturave është më i mirë, sesa kur u bë parashikimi i mëparshëm për një rritje prej 1,2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për këtë vit”, bëri të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Financave.

Gjermania u përfshi vitin e kaluar nga recesioni më i rëndë në historinë e pasluftës, duke shënuar një rënie prej 5 për qind të ekonomisë së saj.