LAJMI I FUNDIT:

Gjermania nuk mund të luajë rol aktiv në blerjen e aeroplanëve luftarakë F-16 për Kievin

Gjermania nuk mund të luajë rol aktiv në blerjen e aeroplanëve luftarakë F-16 për Kievin

Gjermania nuk ka pajisje ushtarake apo kapacitete stërvitore për të mbështetur nismën britaniko-holandeze për ta furnizuar Ukrainën me aeroplanë luftarakë F-16.

Kështu së paku deklaroi ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, i cili gjatë ditë së sotme u takua në Berlin me homologun e Britanisë së Madhe, Ben Wallace.

Mbretëria e Bashkuar dhe Holanda kanë rënë dakord të ndërtojnë një “koalicion ndërkombëtar” për ta ndihmuar shtetin ukrainas që të pajiset me aeroplanë.


Por, Pistorius nxitoi të thoshte se kontributi i vendit të tij do të ishte i kufizuar, raporton skynews.

“Ne nuk mund të luajmë një rol aktiv në një aleancë të tillë, në një koalicion të tillë, sepse nuk kemi as kapacitetet stërvitore, as kompetenca dhe as aeroplanët”, tha ai.

Ndryshe, autoritetet ukrainase kanë bërë të ditur disa herë se për të pasur sukses me kundërofensivën, duhen të pajisen me aeroplanë ushtarakë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael

Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael

Azia
Vuçiq ia ndërprenë disa herë fjalimin homologut malazez në Pragë, Millatoviqit i thotë se gjuha e tij është serbishtja

Vuçiq ia ndërprenë disa herë fjalimin homologut malazez në Pragë, Millatoviqit i thotë se gjuha e tij është serbishtja

Serbia
Gazeta më e madhe franceze, Le Monde për vizitën e Macronit në Beograd: Ai nuk foli për nxitjen e trazirave në Kosovë nga Vuçiqi

Gazeta më e madhe franceze, Le Monde për vizitën e Macronit në Beograd: Ai nuk foli për nxitjen e trazirave në Kosovë nga Vuçiqi

Evropa
A e dini pse nën shkurtesën NATO shkruan edhe OTAN?

A e dini pse nën shkurtesën NATO shkruan edhe OTAN?

Evropa
Exit Poll: Partia e Scholzit pëson debakël, AfD fiton zgjedhjet në shtetin gjerman të Turingias

Exit Poll: Partia e Scholzit pëson debakël, AfD fiton zgjedhjet në shtetin gjerman të Turingias

Evropa
Hamasi për trupat e pajetë të gjashtë të burgosurve izraelitë: Ata u vranë në një sulm ajror të Izraelit

Hamasi për trupat e pajetë të gjashtë të burgosurve izraelitë: Ata u vranë në një sulm ajror të Izraelit

Azia
Kalo në kategori