LAJMI I FUNDIT:

Ushtari ukrainas luan në piano brenda një shkolle pjesërisht të shkatërruar në Bakhmut

Ushtari ukrainas luan në piano brenda një shkolle pjesërisht të shkatërruar në Bakhmut

Pavarësisht se vazhdimisht po sulmohen dhe nuk ka pothuajse as edhe një qytet apo fshat që nuk është shkatërruar nga forcat ruse, ushtarët ukrainas me dinjitet dhe vullnet të madh po vazhdojnë ta mbrojnë vendin e tyre deri në frymën e fundit.

Madje ata me raste gjejnë kohë të lirë që t’i kthehen “punëve të vjetra” siç është rasti i një ushtari ukrainas në Bakhmut, i cili luante në piano brenda një shkolle pjesërisht të rrënuar e në prapavijë dëgjoheshin të shtënat e artilerisë, transmeton Telegrafi.


Videoja e shpërndarë në rrjetet sociale është bërë virale, kurse ushtari që shërben në departamentin e rojeve kufitare, shihet duke luajtur në piano, e kolegët e tij qëndronin pranë tij duke i dëgjuar tingujt nga pianoja në të cilën luante.

Sa i fuqishëm është sistemi raketor amerikan Patriot - dhe sa po e ndihmon Ukrainën?
Lexo po ashtu Sa i fuqishëm është sistemi raketor amerikan Patriot - dhe sa po e ndihmon Ukrainën?

“Muzika në mes të shtënave shëron plagët shpirtërore madje edhe për një moment”, thuhet përbri videos së publikuar nga ministria ukrainase e Mbrojtjes.

Videoja është realizuar në Bakhmut, një prej pikave më të nxehta të luftës në Ukrainë, ku prej muajsh zhvillohen betejat më të përgjakshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Botë
Kalo në kategori