LAJMI I FUNDIT:

Gjermania e ulë buxhetin për dhjetë miliardë euro në vit

Gjermania e ulë buxhetin për dhjetë miliardë euro në vit

Qeveria gjermane planifikon ta ulë buxhetin e vet për dhjetë miliardë euro në vit deri në vitin 2016, në mënyrë që të shërbejë si shembull për anëtaret e tjera të eurozonës dhe t'i përmbushë rregullat për deficitin buxhetor, të parapara me Kushtetutën e Bashkimit Evropian, kumtoi sot "Financial Times".

"Financial Times" në faqen e vet të Internetit kumtoi se kursimet në buxhet do të realizohen me anë të rritjes së tatimeve dhe pakësimit të konsumit, përkundër premtimit të qeverisë së koalicionit se në fokusine atij plani do të pakësohen tatimet.