LAJMI I FUNDIT:

Gjermani, ulet numri i të papunëve

Gjermani, ulet numri i të papunëve

Muaji nëntor shënoi një rënie të lehtë të numrit të papunëve në Gjermani. Zyra Federale e Punës thekson se në nëntor numri i të papunëve ishte 3.2 milionë, që do të thotë 13 mijë më pak se në muajin tetor. Kuota e papunësisë tani është 7,6 për qind.

Berlin, 2 dhjetor – Muaji nëntor shënoi një rënie të lehtë të numrit të papunëve në Gjermani. Zyra Federale e Punës thekson se në nëntor numri i të papunëve ishte 3.2 milionë, që do të thotë 13 mijë më pak se në muajin tetor. Kuota e papunësisë tani është 7,6 për qind.

Sipas ekspertëve, tregu gjerman i punës edhe në fillim të dimrit për habi provoi se është i përballueshëm ndaj krizës ekonomike. Në tetor numri i njerëzve të papunë pati rënë papritur deri në 118 mijë.

Edhe vitin e kaluar, numri i të papunëve në muajin nëntor pati pësuar rënie.