[tag_tagmanagerringier]a Gjermani, rënie rekorde në 2009 - Telegrafi - Telegrafi Gjermani, rënie rekorde në 2009 - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

Gjermani, rënie rekorde në 2009

Gjermani, rënie rekorde në 2009

Ekonomia gjermane në vitin 2009 shënoi rënie rekorde, që është rënia më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore, lajmëroi Enti gjerman për statistikë. Ekonomia më e madhe evropiane vitin e kaluar është zvogëluar për madje pesë për qind në krahasim me vitin paraprak.

“Shpresoj se ky është paralajmërimi i fundit për seriozitetin e recesionit botëror”, deklaroi ekonomisti Karsten Bërzeski.

Eksporti në Gjermani shënoi rënie për 14,7 për qind, përderisa investimet korporative janë zvogëluar për 20 për qind.

Megjithatë, ekonomia në Gjermani shënoi rënie të butë prej 0,7 për qind në kuartalin e tretë të vitit 2009, duke iu falënderuar stimulimit financiar prej 85 bilionë eurove nga Qeveria gjermane i dedikuar për mbrojtjen e ekonomisë nga recesioni.


Analistët ekonomikë parashikojnë se në vitin 2010, ekonomia gjermane do të rritet midis 2.5 dhe 3 për qind.