LAJMI I FUNDIT:

Gjermani, Qeveria planifikon ulje tatimesh

Gjermani, Qeveria planifikon ulje tatimesh

Qeveria gjermane planifikon të ulë tatimet dhe të kontributet sociale prej vitit 2013. Megjithë problemet financiare, qeveria ka vendosur që tatimet të ulen në vitin zgjedhor.

Kabineti do të miratojë dokumentet përkatëse të mërkurën, por deri tani nuk janë bërë publike të dhënat për përqindjen e uljes së tatimeve.

Opozita ka kritikuar këto plane, duke i quajtur ato si një plan për shpëtimin e liberalëve, të cilët në zgjedhjet e fundit në lande kanë shënuar rezultate shumë të dobëta. /Telegrafi/