LAJMI I FUNDIT:

Gjermani, prodhimi i brendshëm bruto rritet me 2.5 %

Gjermani, prodhimi i brendshëm bruto rritet me 2.5 %

Banka Qendrore të dy ekonomive më të mëdha europiane, publikuan të martën raportin për parashikimet mbi ekspansionin ekonomik në vendet përkatëse. Sipas vlerësimit të presidentit të Bundesbank rimit i zgjerimit të ekonomisë gjermane do të ngadalësohet në këtë vit.

Axel Weber tha e ngritja ekonomike gjermane pas recensionit më të rëndë, do të regjistrojë zgjerimin e bazës. Ngitja e fortë ciklike gjermane do të vijojë për të gjithë vitin 2011 pavarësish hapit më të ngadaltë krahasuar me një vit më parë.

Në muajin e kaluar Weber tha se prodhimi i brendshëm bruto gjerman do të rritet me 2.5 për qind në këtë vit kundrejt rritjes 3.6 për qind që regjistroi në vitin e kaluar. Në lidhje me rritjen e çmimeve Bundesbank thotë se ato nuk do japin efekte për shkak të përmirësimit të qëndrueshëm të situatës në sektorin e punësimit si dhe rritjes së të ardhurave të qytetarëve.

Ndërsa Banka Qendrore Franceze mbajti të pandryshuar parashikimin për rritjen ekonomike në këtë tremujor. Në muajin shkurt banka e Francës parashikoi rritje me 0.8 për qind të ekonomisë në normë semestrale.


Sipas vlerësimeve të analistëve rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto francez do të jetë 0.3 për qind. /Telegrafi/