LAJMI I FUNDIT:

Gjermani, bie numri i të papunëve

Gjermani, bie numri i të papunëve

Pranvera dhe përmirësimi i kushteve atmosferike kanë ndikuar në zvogëlimin e mëtejshëm të papunësisë në Gjermani.

Në prill numri i të papunëve ka rënë për 132.000 persona. Aktualisht të papunë janë tre milionë e 78.000 persona, kumtoi Agjencia për Punë me seli në Nuremberg.

Në këtë mënyrë, kuota e papunësisë në Gjermani ka rënë në 7.3 për qind, raporton Dw.

Shefi i Agjencisë Frank-Jürgen Weise tha se shkaku kryesor i zhvillimeve pozitive në tregun e punës është përmirësimi i gjendjes së përgjithshme ekonomike. /Telegrafi/