LAJMI I FUNDIT:

Gjermanët i japin kredinë e parë Kosovës, 34 mln euro

Gjermanët i japin kredinë e parë Kosovës, 34 mln euro

Kjo do të jetë kredia e parë zhvillimore e dhënë nga një donator ndërkombëtar për një investim capital në Republikën e Kosovës. Qeveria Gjermane tanimë ka zotuar 42 milionë Euro për Republikën e Shqipërisë për tu implementuar përmes KfW-së për financimin e ndërtimit të kësaj linjeje transmisioni në territorin e Shqipërisë. Mbarë popullata e Kosovës do të perfitojë shumëfish nga kjo linjë transmisioni.

Qeveria Federale e Republikës së Gjermanisë dhe KfW Entwicklungsbank dha kredinë e parë për Republikën e Kosovës, do ta konkretizoje të mërkurën më 23 dhjetor 2009, e përfaqësuar nga Znj. Ute Rodrian, drejtore e zyrës rajonale për Shqiperinë, Kosovën dhe Maqedoninë ndersa Republika e Kosovës e përfaqësuar nga Ministri i Ekonomisë dhe Financave Dr. Ahmet Shala, dhe Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut-KOSTT, përfaqësuar nga drejtori menaxhues Fadil Ismaili, do të nënshkruajnë një Marrëveshje për Kredi dhe Financim të linjës 400kV Kosovë-Shqiperi në shumë prej 33.5 milionë Euro.

:Linja 400kV e transmisionit Kosovë-Shqipëri është është një nga investimet më të mëdha të transmisionit në Republikën e Kosovës dhe dhe është I rëndësisë së veqantë jo vetëm për Kosovën por edhe për regjionin. Është një projekt i shëndoshë ekonomikisht dhe do t’I shërbejë prosperitetit të ekonomisë kosovare në të ardhmen", thuhet ne komunikate

Zotimet e qeverisë gjermane për Bashkëpunim Financiar me Kosovën gjatë 10 viteve të fundit kapin vlerën prej më shumë se 200 milionë Euro dhe fokusohen në përkrahjen e sektorit të energjisë, atij financiar dhe të ujit. Sektori I energjisë, për të cilin qeveria federale gjermane që nga viti 1999 ka zotuar mëse 100 milionë Euro për Bashkëpunimin Financiar është fushë kyqe në kuadër të Bashkëpunimit Financiar gjerman me Kosovën. Bashkëpunimi fokusohet në nevojat afatgjata për investime në fushat e transmisionit të energjisë , efiqiencës së energjisë dhe ngrohjes qendrore./telegrafi/