LAJMI I FUNDIT:

Gjakovarët ndihen të fyer, kërkojnë shkarkimin e Jabllanoviqit: Fashizmi i Serbisë – nuk kalon! (Video)

Gjakovarët ndihen të fyer, kërkojnë shkarkimin e Jabllanoviqit: Fashizmi i Serbisë – nuk kalon! (Video)

Gjakova është prej qyteteve që pësoi më së shumti nga lufta. Rreth 800 persona u vranë dhe më shumë se 700 të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Shumë gjakovarë u vranë nga vet fqinjët e tyre serbë, më të cilët kishin jetuar para lufte. Disa prej serbëve që nuk jetojnë në Kosovë e të cilët besohet se kanë qenë të përfshirë në kryerjen e krimeve, tentojnë të vijnë në Gjakovë çdo vit.

Këtë gjë kanë arritur ta parandalojnë edhe sivjet nënat dhe familjarët e atyre që humbën dhe u zhdukën në luftë.


Nysrete Kumnova që pos djalit ka të vrarë e të zhdukur të tjerë familjarë, deklarimin e ministrit Aleksandar Jabllanoviq e quan ofendim të rëndë. Por, jo vetëm nga Jabllanoviqi, por ndihet e fyer edhe nga kryeministri Isa Mustafa.

Kumnova thotë se institucionet kosovare do të duhej që vet t’ua ndalonin hyrjen kriminelëve e jo tua garantonin sigurinë.

E, derisa nënat e dëshmorëve dhe personave të zhdukur janë të zhgënjyera me Qeverinë, kryeministri Isa Mustafa e ka arsyetuar sërish Jabllanoviqin.

Në një postim në Facebook, Mustafa ka kërkuar uljen e tensioneve, mirëpo nuk ka përmendur asnjë masë ndëshkuese për ministrin serb të tij.

Kryeministri ka harruar të merret me Jabllanoviqin, ndërkohë që ka qortuar kritikuesit e tij, ndër ta edhe kryetaren e Gjakovës, Mimoza Kusari.

Qytetarët e Komunës së Gjakovës, nëpërmjet një proteste sot kanë kërkuar shkarkimin e ministrit për Kthim the Komunitete, Jabllanoviq, pas deklaratës së tij më 6 janar që i quajti egërsira protestuesit në Gjakovë.

Protestuesit kanë thënë se nëse kryeministri Mustafa nuk e shkarkon ministrin Jabllanoviq, ai duhet të japë dorëheqje.

Protesta zgjati rreth një orë dhe u paralajmëruan protesta masivë në Prishtinë.

Në mbështetje të protestës dhe kundër deklarimit të Jabllanoviqit është shprehur edhe Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan.

Historianët e Deçanit gjithashtu kërkojnë nga kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, që të shkarkojë menjëherë nga detyra ministrin Jabllanoviq. /Koha/KTV/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori