LAJMI I FUNDIT:

Gingerbread, versioni më i përdorur në Android

Gingerbread, versioni më i përdorur në Android

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Google thuhet se fragmentimi i Android është shumë i madh, dhe se versioni më i përdorur i sistemit operativ Android, i cili ka 39.7 për qind të gjitha telefonave dhe tabletëve që mbështeten në këtë sistem operativ është Android 2.3 Gingerbread.

Vendin e dytë si versioni më i përdorur i sistemit operativ Android e zë Ice Cream Sandwich 4.0 me 29.3 për qind, por kjo përqindje pritet të rritet edhe më tej duke marrë parasysh performancën e përmirësuar që ky version sjell për pajisjet mobile në Android.

Ndërsa, avancimin më të madh e ka përjetuar Android Jelly Bean, e cila aktualisht mban 25 për qind, pasi që siç dihet shumica prej modeleve të reja të pajisjeve mobile në Android gjatë prodhimit dhe para se të paraqiten në treg, vijnë me këtë version të sistemit operativ Android. / Telegrafi /