LAJMI I FUNDIT:

Gilardino do të qëndrojë në Fiorentina

Gilardino do të qëndrojë në Fiorentina

Me largimin e trajnerit Cesare Prandelli, mediat italiane kanë parashikuar edhe një largim të sulmuesit Alberto Gilardino.

Napoli raportohet se është duke përgatitur një ofertë të vlefshme 21 milionë euro për Gilardino, edhe pse agjenti i tij ka mohuar se ka pranuar ndonjë ofertë.

“Leni anash thashethemet që vijnë nga Napoli dhe Lyon. Nuk ka asgjë konkrete”, ka thënë agjenti i Gilardinos, Marcello Bonetto.

“Alberto duhet të mendojë se si t’ia dalë sa më mirë gjatë Kupës Botërore. Për mua, ai do të luajë në Fiorentina edhe në sezonin e ardhshëm”, ka shtuar Bonetto. /Telegrafi/