LAJMI I FUNDIT:

Gërxhaliu: Inflacioni sjell varfëri

Gërxhaliu: Inflacioni sjell varfëri

Inflacioni në fund të shkurtit ishte 9.5 për qind. Ka disa muaj që ai në rritje dhe duke pasur parasysh lëvizjet aktuale të çmimeve, ka gjasa që muajve të tjerë inflacioni të jetë edhe më i lartë. Sa për ilustrim po përmendim se viti i kaluar përfundoj me një normë mesatare të inflacionit 3.6 për qind, ndërsa vjet në dhjetor ishte – 6.6 për qind. Rritje e fuqishme u vërejt në janar të këtij viti kur ai arriti normën 7.4 për qind.

Ndonëse inflacioni në Kosovë cilësohet si i importuar, ai megjithatë po ngarkon buxhetin familjar dhe po han rrogat e premtuara se do të paguhen me rritje. Ndërkaq varshmëria nga tregjet e jashtme mbetet për mungesë të investimeve në sferën prodhuese.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, tha Qendra.info, se ekzistojnë shumë indikator tjerë substancial për rritjen ekonomike. “Secili në Kosovë ka dëshirë që standardi jetësor të jetë më i lartë, mirëpo gjithmonë duhet të kemi argument substancial të ngritjes. Në këtë drejtim në qoftë se nuk ke prodhim dhe i ngritë pagat, do të thotë se përkrahet konsumi. Në mungesë të prodhimit vendor, konsumi do të jetë rrugë për eksportimin e parasë së gatshme në vendet e rajonit dhe më gjerë”, theksoi ai.

Sipas, kryetarit Gërxhaliu, kjo mënyrë e shtrirjes së investimeve sjell inflacion, varshmëri dhe varfëri. /Telegrafi/