LAJMI I FUNDIT:

Gerrard: Pikën e fundit të gjakut për finalen

Gerrard: Pikën e fundit të gjakut për finalen

Mesfushori i Liverpoolit, Steven Gerrard, është i entuziazmuar para ndeshjes kthyese gjysmëfinale të Europa League ndaj Atletico Madridit në Anfield Road.

Atletico Madridi do të hyjë në sfidën kthyese me një përparësi të vogël prej 1-0 nga ndeshja e parë, ndërsa përkundër këtij fakti Gerrard tashmë ka filluar ta shohë veten në finale të kësaj gare.

“Ne duhet të jemi pozitivë nga fillimi i ndeshjes dhe t’i mbajmë tifozët prapa nesh e të shpresojmë se do të arrijmë të fitojmë. Ne e kemi bërë këtë më parë kështu që do të bëjmë gjithçka. Lojtarët janë optimist për të enjten mbrëma, unë mund të garantoj për këtë. Ne jemi të angazhuar për këtë dhe duhet të japim pikën e fundit të gjakut në fushë”.

“Le të shpresojmë se do të fitojmë me dy gola, por nëse ata shënojnë, do të shënojmë të tretin. Ne do të adaptohemi gjatë ndeshjes dhe të bëjmë gjithçka për të fituar. Ka pasur raste kur kemi qenë të mbështetur për muri nga situata ku jemi gjendur, por si lojtarë, ne kurrë nuk dyshojmë në aftësitë tona”, tha Gerrard. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë

"Ma bëri dhuratë Golf 2-shin", Faruk Statovci tregon se si u befasua nga presidenti i ndjerë i Dritës, Selami Osmani

Superliga

"Nuk mund ta ndalonte askush", Zidane tregon bashkëlojtarin më të mirë me të cilin ka luajtur

La Liga
Hansi Flick mund të nisë një ndeshje me 11 lojtarë të dalë nga La Masia

Hansi Flick mund të nisë një ndeshje me 11 lojtarë të dalë nga La Masia

La Liga
Florentino Perez dëshiron që ylli i Milanit të zbarkojë në

Florentino Perez dëshiron që ylli i Milanit të zbarkojë në "Santiago Bernabeu"

La Liga
A do të luante me një ekip me Ronaldon? Kjo ishte përgjigja e Messit

A do të luante me një ekip me Ronaldon? Kjo ishte përgjigja e Messit

Ndërkombëtare
Real Madridi e bën prioritet transferimin e Salibas, por ata nuk duan të paguajnë shumën e kërkuar nga Arsenali

Real Madridi e bën prioritet transferimin e Salibas, por ata nuk duan të paguajnë shumën e kërkuar nga Arsenali

Premier League
Kalo në kategori