LAJMI I FUNDIT:

Gerrard: Jemi më të mirë në sulm

Gerrard: Jemi më të mirë në sulm

Steven Gerrard vazhdon të jetë i ngazëllyer pas paraqitjes së Liverpoolit në fitoren ndaj Unirea Urziceni, dhe beson se një formë e tillë është e mjaftueshme për ta fituar finalen në muajin maj.

Gerrard mendon se Liverpooli përveç aftësive në mbrojtje duhet të tregojë më shumë edhe në sulm, siç tregoi në ndeshjen e fundit.

“Ishte lehtësisht shqetësuese që nuk krijuam mjaft (para kësaj ndeshje). Për të fituar ndeshjet e futbollit, duhet të krijoni shumë shanse dhe ne e bëmë atë. Gjëja më e rëndësishme është të mbrohesh mirë dhe ta mbash portën e paprekur, por po ashtu e rëndësishme është të sulmosh”.

“Mendoj se e treguam këtë në disa ndeshjet e fundit, se në mbrojtje jemi të mirë dhe jemi gjithnjë e më të qëndrueshëm dhe punojmë shumë dhe rezultatet janë përmirësuar”, ka thënë Gerrard./Telegrafi/