LAJMI I FUNDIT:

Gerrard: Capello na dha mentalitet fitues

Gerrard: Capello na dha mentalitet fitues

Mesfushori anglez Steven Gerrard ka thënë se strategu Fabio Capello, i ka sjellë kombëtares angleze mentalitet fitues.

“Që prej se Capello erdhi në krye, ka pasur ndryshime. Unë mendoj që secili lojtar ka thënë se ishte e vështirë të luash për kombëtaren disa vite më parë për shkak se presioni ishte i madh. Capello na ka dhënë besimin dhe mentalitetin fitues”.

“Unë mendoj se mund të dalim nga grupi si fitues dhe më pas t’i hyjmë edhe sfidës së 1/8 së finales. Unë nuk dua të shkoj më larg, por kemi një përzierje të mirë të përvojës dhe lojtarëve të rinj të talentuar”, theksoi Gerrard. /Telegrafi/