LAJMI I FUNDIT:

Genoa ndal Interin

Genoa ndal Interin

Interi nuk ka shfrytëzuar barazimin e Milanit për t’u shkëputur në krye të tabelës, pasi që nuk ka arritur më shumë se një pikë kundër Genoas.

Takimi i zhvilluar të dielën mbrëma në Giuseppe Meazza ka përfunduar pa gola.

Me këtë pikë të fituar, Interi vazhdon të kryesojë Kampionatin italian me katër pikë më shumë se Milani që mban pozitën e dytë, dhe shtatë pikë më shumë se Roma që mban vendin e tretë. /Telegrafi/