LAJMI I FUNDIT:

Geeksphone Revolution sjell dy sisteme operative, për 395 dollarë

Geeksphone Revolution sjell dy sisteme operative, për 395 dollarë

Para pak kohësh ishte prezantuar modeli i ri i telefonit të mençur i cili bazohet në dy sisteme të ndryshme operative, përkatësisht modeli Geeksphone Revolution, ndërsa tani kompania e ka zyrtarizuar edhe çmimin por edhe kohën e debutimit në treg të telefonit të saj.

Për konsumatorët e saj të parë, Geeksphone Revolution do të kushtojë 289 euro, apo 395 dollarë, ndërsa kompania ka thënë se telefonin i cili bazohet në Android dhe Mozilla Firefox OS.

Geeksphone Revolution do të fillojë shitjen prej datës 20 shkurt.

Siç dihet, sistemi i parë operativ në të cilin do të mbështetet telefoni do të jetë Google Android, ndërsa përdoruesit e kanë si opsion edhe punën në sistemin e dytë operativ, atë të Mozilla Firefox.


Geeksphone Revolution vjen me procesorin dual core Intel Atom Z560 1.6GHz, ekranin me 4.7” në IPS LCD, 1GB RAM dhe 4GB memorie të brendshme.

Karakteristikat tjera të Geeksphone Revolution përfshijnë edhe portin për microSD, e cila mund ta rrisë memorien deri në 64GB, kamerën e pasme me 8MP dhe atë të përparme me 1.3MP. / Telegrafi /