LAJMI I FUNDIT:

Gazetari australian largoi nga studioja pro-rusin që gjendej në audiencë – pas pretendimeve të tij rreth agresionit në Ukrainë

Gazetari australian largoi nga studioja pro-rusin që gjendej në audiencë – pas pretendimeve të tij rreth agresionit në Ukrainë

Një anëtari pro-rus të audiencës i është kërkuar të largohet nga një studio televizive pasi një pyetje e tij në lidhje me agresionin rus të Ukrainës nxiti reagime.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, prezantuesi Stan Grant i kërkoi Sasha Gillies-Lekakis të largohej nga studio pasi ai kishte bërë më parë një pretendim se si Rusia po portretizohet në media.

“Si dikush që vjen nga komuniteti rus këtu në Australi, unë kam qenë shumë i indinjuar nga narrativa e përshkruar nga mediat tona, me Ukrainën si djalin e mirë dhe Rusinë si djalin e keq”, tha Gillies-Lekakis.


Zelensky me një tjetër fjalim të fuqishëm: Nëse rusët kanë hyrë diku, është e përkohshme – do t’i largojmë, të turpëruar
Lexo po ashtu Zelensky me një tjetër fjalim të fuqishëm: Nëse rusët kanë hyrë diku, është e përkohshme – do t’i largojmë, të turpëruar

“Besojeni apo jo, ka shumë rusë këtu dhe në mbarë botën që mbështesin atë që Putini bën në Ukrainë, duke përfshirë edhe mua. Që nga viti 2014, Ukraina ka rrethuar popullsinë ruse në Donetsk dhe Luhansk në mënyrë të paprovokuar, duke vrarë rreth 13,000 njerëz”, ka thënë tutje ai.

Gillies-Lekakis u ndërpre më pas nga një anëtar tjetër i audiencës, i cili bërtiti: “Kjo është një gënjeshtër” dhe “Mos e bëni këtë, është propagandë”.

Kjo fotografi tregon “luftën e vërtetë popullore për Ukrainën - Putin nuk ka asnjë shans për ta fituar atë”
Lexo po ashtu Kjo fotografi tregon “luftën e vërtetë popullore për Ukrainën - Putin nuk ka asnjë shans për ta fituar atë”

Dhe ndërsa pyetja u diskutua shkurtimisht nga paneli, Grant iu kthye atij më vonë për të shprehur se sa “e pakëndshme ishte të kesh zotin Gillies-Lekakis në audiencë”.

“Diçka më shqetëson, duhet ta pranoj, pasi ne kishim pyetjen e Sashës më herët për Rusinë”, tha Grant, përcjell Telegrafi.

https://www.youtube.com/watch?v=kQUaRoEQBEU

“Sasha, njerëzit këtu kanë folur për familjen që po vuajnë dhe njerëzit që po vdesin. Ju mbështetët atë që po ndodh, duke dëgjuar se njerëzit po vdesin. A mund të them vetëm – thjesht nuk jam rehat që jeni këtu. Mund të largoheni ju lutem?”.

Gillies-Lekakis u përpoq të protestonte, por Grant vazhdoi.

Gjithçka që ndodhi nga dita e pestë deri në ditën e shtatë të agresionit rus në Ukrainë
Lexo po ashtu Gjithçka që ndodhi nga dita e pestë deri në ditën e shtatë të agresionit rus në Ukrainë

“Ju mund të bëni një pyetje, por ne nuk mund të mbrojmë dhunën. Unë ju kisha kërkuar të largoheni”, tha ai.

Ndërsa episodi përfundoi, Grant shpjegoi se pyetja nuk ishte verifikuar përpara se të bëhej.

“Përsëri, falje për ndërprerjen e mëparshme – nuk është gjë e mirë që të përjashtohen njerëzit nga debati”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Armëpushimi vetëm do t'i jap kohë forcave të Ukrainës" - a po e refuzon Rusia marrëveshjen?

Botë
Çfarë do të bëjë Trumpi nëse Rusia i thotë jo armëpushimit?

Çfarë do të bëjë Trumpi nëse Rusia i thotë jo armëpushimit?

Botë
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Evropa
Pamje të reja të përplasjes së anijes me kontejnerë më tankerin që transportonte karburant për ushtrinë amerikane

Pamje të reja të përplasjes së anijes me kontejnerë më tankerin që transportonte karburant për ushtrinë amerikane

Evropa
Dodik kërkon ndihmën e Rusisë për t'i shpëtuar arrestimit

Dodik kërkon ndihmën e Rusisë për t'i shpëtuar arrestimit

Bosnja
Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga 'zhurma e madhe' para lëkundjes

Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga 'zhurma e madhe' para lëkundjes

Evropa
Kalo në kategori