LAJMI I FUNDIT:

Garë e fortë për kreun e BQK-së

Garë e fortë për kreun e BQK-së

Hapja e konkursin për guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) ka “çuar” në këmbë anëtarët e bordit të bankës. Sipas burimeve të Telegrafit, ata do t’i bëjnë konkurrencë të fortë njëri-tjetrit.

Të kontaktuar disa nga emrat kanë thënë se do të konkurrojnë, e disa të tjerë nuk kanë pasur koment.

Zëvendësguvernatori i BQK-së për mbikëqyrjen e institucioneve financiare, Nexhat Kryeziu, tha për Telegrafi se do të konkurroje për të pozitën e guvernatorit të BQK-së.

“Po do të konkurroj për pozitën e guvernatorit tash të shohim”, tha shkurt Kryeziu, i cili, sipas konkursit, ka shumë gjasa ta merr nën drejtimin BQK-në dhe ta pasojë ish-shefin e tij, Hashim Rexhepi.


Kurse Flamur Keqa, i cili mban pozitën e drejtorit të Departamentit të Tregtisë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) nuk ka dashur të komentojë. “S’kam koment”, tha shkurt Keqa.

Sipas burimeve, në mesin e kandidatëve që do të konkurrojnë janë e dhe Gazmend Luboteni, kryetar aktual i Bordit të BQK-së, ushtruesi i detyrës së guvernatorit Gani gurguri, si dhe Sejdi Rexhepi, anëtar i Bordit. /Telegrafi/