LAJMI I FUNDIT:

Galliani: Të gatshëm të investojmë në superlojtarë

Galliani: Të gatshëm të investojmë në superlojtarë

Zëvëndëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka thënë se rosonerët janë të gatshëm të investojnë në lojtarë të klasit botëror, duke paralajmëruar kështu një merkato të nxehtë për kuqezinjtë.

“Nëse dikush duhet të vijë këtu, atëherë është një superlojtar. Ne jemi gati të investojmë në një kampion të madh”.

“Ibrahimovic? Paga e tij është shumë e lartë që ai të kthehet në Itali. Ne do ta mbajmë Huntelaarin sepse ai dëshiron të qëndrojë”, tha Galliani për Sky Sport 24. /Telegrafi/