LAJMI I FUNDIT:

Galliani mohon largimin e Leonardos

Galliani mohon largimin e Leonardos

Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka ndërhyrë për të hedhur poshtë citatet e Silvio Berlusconit bërë nga Il Corriere dello Sport gjatë paraditës, në të cilat ai tha se Leonardo është pranë largimit.

E ardhmja e Leonardos është vënë në dyshim kohë më parë kur Berlusconi tha se fajtorë për situatën në ekip janë krerët e bankinës, të cilët nuk po i lënë lojtarët të luajnë si duhet.

“Nuk mendoj se Berlusconi ka thënë se Leonardo është pranë largimit nga Milani”, ka thënë Galliani për Sky Sport 24. /Telegrafi/