LAJMI I FUNDIT:

Galliani: Leonardo mund të ecë hapave të Capellos

Galliani: Leonardo mund të ecë hapave të Capellos

Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, është i kënaqur nga taktika ofensive të cilën e aplikon Leonardo dhe beson se ai do të mund t’ia sjellë Milanit të njëjtin sukses si edhe Fabio Capello.

Pas fillimit të dobët të sezonit, Milani është në një formë të shkëlqyeshme dhe Adriano Galliani thotë se për këtë është meritor Leonardo.

“Po, ekipi luan mirë për momentin, por është e nevojshme të vazhdojmë në këtë rrugë. Më vjen mirë që sërish do ta falënderoj Leonardon që e ka zgjedhur këtë formë të cilën unë do ta quaja 4-2 plus fantazia”.

“Me këtë formacion, Milani nxjerr më të mirën nga futbollistët ofensiv. Ideja është që të fitohet me 4-3 në vend se me 1-0”, ka thënë Galliani.


“Leonardo i ndjek hapat e Capellos. Ata të dy ishin drejtorë dhe klubi vendosi t’i provojë si trajnerë edhe krahas skepticizmit të madh. I dëshiroi Leos ta ketë suksesin e njëjtë të Capellos dhe një ditë të bëhet përzgjedhës i Brazilit”, ka shtuar italiani./Telegrafi/